Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, aty ku ditën e sotme është takuar me kryetarin e bashkisë së Puglias, Guvernatorin dhe me rektorë të universiteteve për të diskutuar rreth mundësisë që universitetet italiane të hapin degët e tyre në Shqipëri dhe të rinjtë që duan të studiojnë të mos largohen.

“Folëm sot për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afër mes universiteteve dhe një mundësie që mund të kemi një prezencë më të madhe të universiteteve publike italiane që t’iu japim studentëve tanë që të studiojnë pa u dashur nga vendi. U bë kohë që po diskutojmë, tashmë jemi në momentet e mira dhe do të kontretizojmë disa nga projektet tona me universitetet”, tha Rama.

Rama shoqërohet nga ministret Evis Kushi dhe Elva Margariti, si dhe kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Emirjana Sako.