Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shkodër.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Nikolin Hubaj rreth 54-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në afersi të Shkolles Pyjore.
54-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, teksa janë ende të paqarta arsyet e plagosjes.





