Detaje të reja janë zbardhur rreth plagosjes mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Bëhet me dije se Nikolin Huba, i cili mbeti i plagosur me dy plumba në këmbë, është ish-kryetari i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht është delegat i PS-së, anëtar i këshillit bashkiak dhe punonjës në Hidrocentralin e Komanit.

Huba është qëlluar me dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po vijon punën për kapjen e autorit.