Një ditës pas vetëplagosjes së 35-vjeçarit me armë zjarri në Vlorë, policia ka arrestuar pasi e akuzohet për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” i shtetasit L. K., 35 vjeç, pasi në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku ky shtetas është vetëplagosur me armë zjarri, nga veprimet hetimore ka rezultuar se arma e zjarrit ishte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi municioni luftarak” njoftoi policia.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kauan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.





