Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i ndodhur ditën e sotme në Tropojë.
Bëhet me dije se autori i vrasjes, Altin Ismajlisufaj (në foto), rezulton se është një zjarrfikës.
Dyshohet se autori Ismajlisufaj dhe viktima Isat Goçaj kishin konflikte pronësie që çuan në vrasjen me armë zjarri.
Kujtojmë se autori është arrestuar nga policia pak minuta pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij në fshatin Çerem ku banonin të dy. Gjithashtu është bërë e mundur dhe sekuestrimi i armës së zjarrit tip pistoletë





