E humbur që prej datës 31 gusht, gjendet pas 5 ditësh 15-vjeçarja Fiona S. Adoleshentja është gjendur në Dibër.
Është gjendur në familjen e një djali që paraprakisht dyshohet rreth moshës 18 vjeç.
Vajza në fjalë ka ikur prej Vlorës me djalin në fjalë dhe ka deklaruar se arsyeja përse është larguar është pasi familja nuk e lejonte lidhjen e tyre.
Madje ka pohuar edhe faktin se është larguar me dëshirën e saj, pasi personin në fjalë e dashuron.
Ndërkohë që policia vijon hetimet rreth rastit.
Familjarët pranojne se ishin ne dijeni të lidhjes së vajzës së tyre edhe para kohës se ajo të largohej nga banesa. Madje edhe në rrjetet sociale ka fotografi me djalin në fjalë.





