“Big Brother Albania VIP” do të rikthehet në tetor në transmetim, nën prezantimin e Arbana Osmanit.
Që kur u njoftua se ky reality-show do të rikthehej në ekran, kanë qenë të shumta aludimet rreth personazheve të famshëm të përzgjedhur.
Mes të parëve, krahas Valbona Memës dhe Vesel Kurtishajt, u përmend edhe emri i moderatores Hygerta Sako.
Megjithatë, sot ajo ka reaguar për herë të parë. Në Instagram-in e saj, Hygerta ka postuar një foto nga pushimet.
Krahas komplimenteve, bie në sy komenti i Fationit, pjesëmarrës në “Big Brother 7”. “Gati për B.B Vip?”, e pyet ai, dhe moderatorja me humor i ka shkruar: “Mjafton një përfaqësues i fisit, dy bëhen tepër o kusho”. Kështu, krahas lidhjes së tyre farefisnore, Hygerta lë të kuptohet se ajo nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni.
Më herët Arbana Osmani, ka treguar se kasti nuk do të zbulohet, sipas formulës. Shtëpia do të jetë tejet luksoze me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro.






