Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet, në zonën e Alliasit.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse raportohet se është vënë në shkallët e katit të dytë të një pallati të vjetër.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.