Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetaren Agfane të BBC, Yalda Hakim e cila ka qenë në Shqipëri dhe ka vizituar qytetarët afganë të akomoduar në vend.
Kreu i qeverisë ka postuar një foto me Hakim në Twitter të realizuar në zyrën kryeministrore, ku shkruan se tashmë këtyre qytetarëve do t’u ofrohet jo thjesht një strehë, por një jetë.
“Një nder të punoj krah për krah me Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mirë për të nxjerrë nga ferri fëmijë, burra dhe gra të Afganistanit dhe t’i bëjmë ata të ndjehen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre. Pasi i strehuam ne duhet t’ju ofrojmë atyre një jetë dhe këtë do ta bëjmë të gjithë bashkë. Për ta, për ne, për fëmijët tanë.”





