Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka vizituar ekspozitën e çelur një ditë më parë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës me rastin e 100-vjetorit të themelimit të saj.

Sako ka postuar në Facebook disa foto gjatë vizitës së saj në ekspozitë, ku shfaqet në shoqërinë e kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Alban Isteri, biznesmenit Jonadri Prodani, drejtorit rajonal të Arkivës Shtetërore, Lorenc Agalliu, ndërsa shkruan:

“Në galerinë “Nikolet Vasia” duke vizituar ekspozitën e çelur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj.

Një ekspozitë me dokumente autentike të nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, të cilat i përkasin periudhës së krijimit të Odës Tregtare dhe që hedhin dritë mbi historikun e kësaj dhome përgjatë viteve 1921-1945.

Po kështu të ekspozuara ishin edhe foto të rralla që të kthenin pas në kohë duke na treguar Durrësin e viteve 1918-1945.”

Në galerinë “Nikolet Vasia” duke vizituar ekspozitën e çelur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës me rastin e…

Posted by Emiriana Sako on Saturday, February 20, 2021