“Këpucët e kuqe”, është kjo fushata sensibilizuese kundër dhunës ndaj gruas që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale, e cila është përqafuar edhe nga deputetja Klodiana Spahiu.
Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e saj, janë të ftuar të dërgojnë një palë apo më shumë këpucë të kuqe në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Teatri “Aleksandër Moisiu” do të xhirojë në skenën e tij, 8 histori të vërteta grash shqiptare të cilat kanë humbur jetën ose kanë vuajtur dhunë fizike, seksuale a psikologjike.
Videot do të xhirohen më datë 27 shkurt, ndërsa më 8 mars, këpucët do të vendosën në shkallët në mes Prefekturës dhe Galerisë “Nikolet Vasia”.
POSTIMI I PLOTË
A ke një palë këpucë të kuqe që nuk i vesh më?
A ke një palë këpucë që nuk të duhen më?
A e di që shoqja jote ka shumë palë këpucë e i mban kot?
Ju ftojmë t’i sillni në Teatrin ” Aleksandër Moisiu” çdo ditë, duke u bërë kështu pjesë e fushatës sensibilizuese kundër dhunës ndaj gruas.
KËPUCËT E KUQE, është fushatë kundër dhunës së grave në familje e shoqëri.
Një fushatë e cila që prej vitit 2009, ka mbushur sheshet e qyteteve të mëdha në botë, ku me qindra këpucë të ndryshme grash, të kuqe ose të lyera me të kuqe, vijnë si simbol i gjakut të derdhur të grave/vajzave, po ashtu edhe si simbol dashurie e kujtese për gratë që nuk jetojnë më.
Teatri ” A. Moisiu” do të xhirojë në skenën e tij, 8 histori të vërteta grash shqiptare të cilat kanë humbur jetën ose kanë vuajtur dhunë fizike, seksuale a psikologjike. Skenografia e ketyre videove do të jetë një skenë e mbushur me këpucë të kuqe.
Videot do të xhirohen me datën 27 shkurt, e për këtë arsye na duhet që grumbullimi i këpucëve të nisë sa më parë. Më pas të gjitha këpucët e lyera me të kuqe, do të vendosen me date 8 mars në shkallët në mes Prefekturës dhe Galerisë ” Nikolet Vasia”, ku do të qëndrojnë gjithë ditën e kush dëshiron mund të sjellë një degëz mimoze.
A ke një palë këpucë të kuqe që nuk i vesh më? A ke një palë këpucë që nuk të duhen më? A e di që shoqja jote ka…
Posted by Klodiana Spahiu on Saturday, February 20, 2021