Policia e Durrësit vijon punën për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.
Bie në prangat e policisë një 42-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg.
“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, ndaluan shtetasin L. S., 42 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës në vitin 2017, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.”, njoftojnë burimet zyrtare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





