Policia njofton se xhamia “Mbret” në lagjen “Kala” të Elbasanit është grabitur gjatë natës së djeshme.

Grabitësit e maskuar kanë marrë arkën me para që grumbullonte ndihmë për të varfrit.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se grabitësi nuk ka mundur ta hapë arkën, vetëm e ka dëmtuar.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.