Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Mësohet se në pranga ra shtetasi G. V., 34 vjeç, pasi me datë 07.09.2021, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin G. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.





