Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës, Gentian Kallmi.

38-vjeçari Kallmi emërohet në këtë post 10 muaj pasi institucioni i qeverisjes vendore kishte mbetur vetëm me dy nënkryetarë, Arbër Brahon dhe Florian Tahirin.

Nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës ka profil ekonomik dhe zotëron një master shkencor të mbrojtur në Universitetin e Milano-s, “Bicocca”.

Zyrtari i lartë i bashkisë ka një CV të pasur përsa i përket eksperiencave në punë si dhe është angazhuar për një kohe të gjatë si përgjegjës i financës në shoqëri prestigjoze.

Prej vitit 2018 dhe deri para disa ditësh mbante postin e zv.drejtorit të Shërbimeve Administrative në Spitalin Rajonal Durrës.

Për 6 vite, Kallmi ka qenë në pozicionin e presidentit të shoqatës së studentëve shqiptarë në Milano dhe rajonin e Lombardisë “New Albanian Generation Era”.

Ai  është njohës i shkëlqyer i gjuhës italiane dhe asaj angleze. Më poshtë CV e plotë: