Një polic në Peru është pezulluar nga puna pasi i dha gjobën më të ëmbël një vajze të re. Për shkak të pandemisë së Covid, edhe Peruja ka kufizime, një ndër to edhe ora policore që shkeli e reja.

Por kur polici u afrua për t’i vendosur gjobën, pas disa sekondash hezitimi ajo çka ndodhi ishte një… puthje!

Të dy ata së bashku kanë thyer edhe rregullin e distancimit social me një puthje dhe si pasojë polici në fjalë është pezulluar nga puna.

Aktualisht numri total i infektimeve në Peru ka shkuar 1,261,804, ndërkohë ai i vikamave është 44,489 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Peruja është vendi më i prekur në Amerikën e Jugut për sa i përket pandemisë së COVID-19.