Dy punëtorë janë rrëzuar nga skela në Ishull Lezhë mëngjesin e sotëm, teksa po punonin në një objekt në ndërtim.
Mësohet se dy punëtorët kanë marrë plagë nga rënia dhe janë nisur menjëherë në spital.
Aktualisht janë duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet.





