Një sherr ka ndodhur këtë paradite në zonën e Bllokut, në Tiranë.

Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, disa persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. M.

“Me datë 19.02.2021, në Bllok, gjatë një konflikti për motive të dobëta, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. M., i cili pas marrjes së mjekimit doli nga spitali. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, njofton policia.