Një sherr në familje ka degjeneruar në dhunë e plagosje në një banesë në Laprakë. Një 27-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur kunatin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku pas një konflikti në familje, autori Petrit Avdillari ka qëlluar me thikë 3 herë kunatin e tij, Denis Ziu 29 vjeç, raporton News24.

Dhunë fizike dhe psikologjike ka përjetuar edhe bashkëshortja e Petrit Avdillarit, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

Policia po punon për arrestimin e 27-vjeçarit.