Digjet gjatë natës makina tip “BMW”, në pronësi të 28-vjeçarit Igli Kani, sekretari i gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha.
Policia njofton se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.





