Tre makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjes. 

Sipas policisë, zjarri ka rënë fillimisht në një automjet tip “Benz”, si pasojë e një shkëndijë elektrike, dhe më pas janë djegur edhe dy makinat e tjera pranë.

“Rreth orës 03:15 në lagjen “Çlirimi”, në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit N. K., dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet. Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.