Sipas MeteoAlb, moti në vendin tonë gjatë paradites do të paraqitet me kthjellime, përjashtim bën vetëm skaji verior i cili do kete vranësira të lehta.
Por pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash nëpër territor por pa rrezikuar reshje. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -5°C deri në 13°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.





