Një grua ka mbetur e plagosur mesditën e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pasi është përplasur nga një kamion.
Nga pamjet dallohet dhe një kamion i ndaluar para gruas, ndërkohë që ambulanca ende nuk ka mbërritur në vendngjarje.
Edhe nga personat që ndodhen aty, asnjë prej tyre nuk afrohet për të dhënë ndihmën e parë, për shkak se gruaja qëndron e shtrirë në rrugë dhe pa ndjenja.






