Një nga protagonistet kryesore të ceremonisë së mbylljes të finales së botërorit 2026 do të jetë edhe këngëtarja Laura Pausini.
Ceremonia pritet të zhvillohet ditën e dielë në New York, New Jersey Stadium, rreth 90 minuta para fillimit të finales që do të përcaktojë kampionin e botës. Në spektakël gjithashtu do të jetë edhe aktori i famshëm Tom Cruise.
Artistët do të interpretojnë këngën zyrtare të kompeticionit, “Desire”, një himn i krijuar për të shoqëruar emocionet e Botërorit të parë me 48 kombëtare pjesëmarrëse.
Laura Pausini në rrjetet e saj sociale ka shkruar: “Jam krenare që një zë italian është pjesë e kësaj feste globale. Mezi pres ta ndaj këtë moment të veçantë me tifozët e futbollit nga e gjithë bota”.
Botërori 2026, përveç sfidave në fushë, pritet të mbetet në kujtesë edhe për spektaklet madhështore që do të shoqërojnë momentet më të rëndësishme të turneut.





