Policia e Shtetit ka vënë në pranga 5 persona në një lokal, që qëndronte hapur përtej fashës orare të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Teksa policia shkoi për kontroll për të evidentuar thyerjen e masave antiCOVID, zbuloi se lokali në fjalë ishte kthyer në një vend ku konsumohej kokainë dhe hashash.

Mes 5 të arrestuarve është dhe administratori i lokalit qe ishte pershtatur per perdorim droge, Margen Islami.

“Gjatë kontrollit në subjektin që administrohej nga Margen Islami u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë administratori i lokalit, 36-vjeçari Islami, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, dhe klientët që u gjetën në lokal, shtetasit R. I., 37 vjeç, P. S., 33 vjeç, M. S., 29 vjeç dhe L. I., 33 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë U konstatuan jashtë orarit të lejuar në ambientet e lokalit që e kishin përshtatur për përdorim droge, vihen në…

Posted by Policia e Shtetit on Thursday, February 18, 2021