Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Beratit për shkak se akuzohet për  veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. L., 27 vjeç, banues në Skrapar, të cilit Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.