Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dalë në një prononcim për mediat.
Kim ka deklaruar se sapo është kthyer nga Washingtoni ku ka folur me disa agjenci përfshirë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ambasadorja ka theksuar se ka ndarë me kryetarin Basha qëndrimin e Washingtonit, i cili do të punojë ngushtësisht me PD-në.
“Sapo jam kthyer nga Washingtoni ku kam folur me disa agjenci përfshirë dhe Departamentin e Shtetit. Ju kam dhënë informacion shefave të mi për situatën në Shqipëri. Mendova të vij në PD për të ndarë me kryetarin Basha që Washingtoni mbetet për të punuar ngushtësisht me PD. Siç e dini që SHBA ka qenë partner i PD që prej themelimit të saj. Shpresojmë që të punojmë me PD kur të vijë në pushtet. Demokracia forcohet nga një parti opozitare e fortë”, tha Kim.





