Ambasadorja e SHBA-ve, Yrui Kim ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu.

Kim vuri theksin te zhvillimet e fundit brenda partisë, duke thënë se duhet të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe që të ecë përpara.

Duke nënkuptuar Sali Berishën, të cilit nuk ia përmendi emrin në asnjë moment gjatë fjalës së saj, Kim tha se PD duhet të ecë përpara duke mos e mbajtur një këmbë në të shkuarën.

“Përpara ditëve dhe javëve që kemi përpara, mbetet shumë për të bërë, është thelbësore që PD është kthyer në Kuvend me forca të plota, ka shumë veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira radhën e ardhshme. Ka gjithashtu punë për reformën territoriale, dhe kundër korrupsionit. Këto kërkojnë në PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara. Por nuk mund të bëjë përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Presim të ecim përpara me Shqipërinë, me PD-në drejt të ardhmes. Le të ecim përpara”, deklaroi Kim.