Një nga themeluesit e lëvizjes së Talebanëve dhe zbatuesi kryesor i interpretimit të ashpër të ligjit islam kur ata sunduan për herë të fundit Afganistanin, tha se kjo lëvizje e linjës së ashpër do të kryejë sërish ekzekutime dhe gjymtime të duarve, edhe pse ndoshta jo në publik.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve The Associated Press, Mullah Nooruddin Turabi, minimizoi indinjatën për ekzekutimet e talebanëve në të kaluarën, të cilat ndonjëherë ndodhnin para turmave në një stadium, dhe paralajmëroi botën kundër ndërhyrjes tek sundimtarët e rinj të Afganistanit.

“Të gjithë na kritikuan për ndëshkimet në stadium, por ne kurrë nuk kemi thënë asgjë për ligjet e tyre dhe dënimet e tyre”, tha Turabi duke folur në Kabul për agjensinë The Associated Press. “Askush nuk do të na thotë se cilat duhet të jenë ligjet tona. Ne do të ndjekim Islamin dhe do t’i bëjmë ligjet tona bazuar tek Kurani”.