Rreth orës 13:00 të ditës sotme në fshatin Bungaj, Mirditë, M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz” 68-vjeçarin me iniciale M.Gj., banues në këtë fshat, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga shërbimet e policisë është kapur shtetasi M.G., dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.