Klement Balili, i cili po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ka kërkuar ndryshimin e nivelit të sigurisë së burgut, nga burg i sigurisë së lartë në burg të zakonshëm.
Mediat vendase shkruajnë se Balili ka depozituar kërkesën në Gjykatën e Elbasanit për arsye shëndetësore.
Balili u dënua me 15 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij u bë10 vite burg. Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar për Balilin 18 vite burg.
Balili e apeloi këtë vendim përmes avokatëve të tij në tetor të 2019, por Apeli e rrëzoi kërkesën duke lënë në fuqi dënimin e dhënë nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda.





