Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi. Mediat lokale shkruajnë se ish-futbollisti, Sezer Ozturk ka vrarë me armë zjarri një person dhe ka plagosur 4 të tjerë pas një zënke në trafik.
Raportohet se Ozturk, ka hapur zjarr që nga makina e tij lukoze. Mësohet se ish-futbollisti i Besiktas ishte duke udhëtuar me një mikun e tij kur ndodhi ngjarja.
Ndërkaq, janë publikuar dhe pamjet ku shihen njerëz të alarmuar, që largohen me shpejtësi pas të shtënave, ndërsa më tej, tregohet dhe momenti kur Ozturk lë vendin e ngjarjes.





