Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot mbi gjendjen e akseve kombëtare. Mësohet se në të gjithë territorin nuk ka pasur reshje.
Në njoftimin zyrtare, thuhet se kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërnadrjen e kripës.
Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare.
“Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.”, përfundon njoftimi.





