Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, ngjarje e ndodhur me 2 tetor të vitit 2019 në fshatin Zall-Xhuxhe të Njësisë Administrative të Fanit në Mirditë.

Në lidhje me këtë krim është dërguar i pandehur Mikel (Gjovalin) Alia dhe ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes së kryer në bashkëpunim. Në dosjen e Prokurorisë së Lezhës thuhet se 42-vjeçari Alia nëpërmjet pamjeve filmike, si dhe bisedave telefonike provohet se ai e ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin Eri Zefi, me të cilin ishin shokë prej vitesh

Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 Tetorit të vitit 2019, pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit. Ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës është i dënuar vrasjen e një familjari të të akuzuarit.