Ekzekutimi me armë zjarri para banesës ndaj një të riu shqiptar, ka tronditur ditët e fundit Islandën, një shtet i vogël, ku ngjarje të tilla ndodhin thuajse shumë rrallë.
Mediat e këtij vendi kanë dhënë detaje të reja nga ngjarja, duke zbuluar se viktima është identifikuar si Armando Beqiri, 33 vjeç.
Sipas policisë ai nuk rezulton të këtë aktivitet kriminal në Shqipëri. Viktima prej vitesh jetonte në Islandë, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, të cilët ishin në shtëpi në momentin kur u qëllua.
Sipas mediave vendase në Islandë thuhet se i riu është qëlluar 5 deri në 10 herë me armë, ndërsa deri më tani janë arrestuar 4 persona.





