Një 46-vjeçar është ndaluar nga policia në Durrës pasi në pikën e tij të karburantit i është gjetur naftë kontrabandë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës ndaluan shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pikën e karburantit të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 746 litra naftë, e dyshuar kontrabandë, e cila tregtohej në mënyrë të kundërligjshme.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.