Banesa e të moshuarës në Tiranë ka rënë pre e grabitjes gjatë natës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, ku dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe.

Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.