Këshilli i Qarkut Durrës ka hapur tenderin për rikonstruksionin e 3 rrugëve në njësinë administrative Rrashbull.
Bëhet fjalë për akset rrugore “Abdyl Frashëri”, “Adem Jashari” dhe “Kodra”, për rikonstruksionin e të cilave janë planifikuar më shumë se 380 milionë lekë të vjetra.
Tenderi është hapur ditën e sotme, ndërkohë që përgjatë një muaji firmat e interesuara do të mund të paraqesin ofertat e tyre.
Në fotot që shoqërojnë dokumentacionin e tenderit duket qartë degradimi i këtyre tre akseve rrugore në fshatin Arapaj, ndërkohë që kompania që ka hartuar projektin e rikonstruksionit të tyre, thekson se në kohë me reshje kalimi në këto akse vështirësohet së tepërmi, pasi ato nuk kanë kanalizime dhe nuk është ndërhyrë asnjëherë në to.
Rikonstruksioni i këtyre akseve do të kushtojë rreth 130 milionë të vjetra secili.





