Është shoqëruar me debate Komisioni Parlamentar në Politikën e Jashtme, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që të diskutohet nisma “Open Balkan”.
Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku, gjatë fjalës së tij e ka cilësuar këtë nismë, një projekt të Beogradit.
“’Open Balkan’ është projekt i Beogradit, Rama e përqafon dhe e shet si shpikje të tij. Si ka mundësi të ecet në këtë rrugë. Ne duhet të bashkohemi drejt një qëndrimi. Erdhi presidentja e Kosovës këtu e na tha na e qani hallin. Si mundet të favorizojmë Serbinë?!”, tha Çollaku.
Ndërkohë, demokrati Tomor Alizoti tha se PD do që të diskutojë për këtë nismë.
Ndërkohë, kryetarja e këtij komisioni, Mimi Kodheli tha se për të thirrur në komision ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, duhet të mblidhen firmat.





