Familjarët e 25-vjeçarit, Amarildo Basi që ndërroi jetë pasi ra në korent kanë fajësuar vonesën e ambulancën për vdekjen e tij.
Ata janë shprehur se Basi ishte gjallë për 30 minuta pasi kishte rënë në konktakt me energjinë elektrike, por që ambulanca ka ardhur me vonesë. Sipas tyre, shkak për vonesën e ambulancës është bërë bllokimi i rrugës në Shkozë, si pasojë e rrëshqitjes së dherave.
Familjarët shprehen ndër të tjera se Amarildo Basi punonte me skrap dhe me ato para që merrte ushqente familjen dhe fëmijët.
“Ishte gjallë, ambulanca është vonuar 25-30 minuta dhe ai ka qenë gjallë në atë kohë. U vonua se këtu është bllokuar rruga, nuk ka ku të kalojë. Do kishte shpëtuar…ai punonte me skrap, merrte lekët dhe mbante familjen. Ushqente fëmijët.”– shprehen ata ndër të tjera.





