Sipas Meteoalb, vendi këtë të enjte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 15°C në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 23°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 6 ballë.