Kryeministri Edi Rama është duke iu përgjigjur opozitës në Kuvend për debatin e rritjes së çmimeve.
Ai u është drejtuar deputetëve të PD duke iu thënë se nëse vazhdojnë t’i bëjnë shqiptarët për budallenj, në opozitë do të mbeten.
Në fjalën e tij Rama ka treguar se ditën e djeshme në samit është diskutar mes vendeve të rajonit, vendeve të pasura por dhe atyre të Ballkanit se si mund të gjejnë një mundësi për të dalë nga kriza energjetike.
“U bë 8 vjet që përsërisni të njëjtën gjë. Merrni të njëtin rezultat. Prapë e përsërisni, merrni prapë të njëtin rezultat. Aty ju kam gjetur, aty do ju lë nëse do të vazhdoni të përsërisnin të njëjtën gjë pa pushim duke i bërë shqiptarët për budallenj. Kjo është zgjedhja ju dhe nuk jam unë që duhet t’ju inkurajoj të rishikoni zgjedhjen tuaj. Aq më pak në këto kushte kur jeni në një garë kush është kukulla, kush është pengu dhe kush shpif e shan më shumë për të treguar që nuk është as kukull as peng. Faktet janë fakte.
Dje në samitin e BE të gjithë ata të vendeve të pasura dhe më pak të pasura, kryefjalë të shqetësimit kishin se cfarë mund të bëjmë së bashku sic bëmë me pandeminë për të përballuar furtunën e krizës energjitike. Ju u thoni shqiptarëve nuk ka lidhje me tregun ndërkombëtar. Shqipëria ka ujë, po thatësirë ka Shqipëruia?
Del Shqipëria për të blerë energji apo jo? Kur qeverisnit ju a dilte në treg Shqipëria, pë rtë blerë energji? Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe për të cilin ju me të drejtë ishit pararoja si mishërimi i lëvizjes antikomuniste, kemi vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste e centralizuar e cila vendoste cmimet, në lirinë e tregut kapitalist. Rritja e çmimit në bursë, nuk pyet as se Spanja e as se Shqipëria ka më pak.
Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut, kur ju dëgjion që flisni dhe mos tju njohësh, mendon se jeni mbeturina të partisë së punës.“, u shpreh Rama.





