Politikani dhe shkrimtari Namik Dokle është infektuar me Covid 19.

Lajmin e bëri të ditur vetë Dokle ku shkruar se prej 7 ditësh bashkë me bashkëshorten, është në luftë me virusin.

Postimi i Dokles:

HAKMARRJA E COVIDIT…

Përgjatë gjithë këtij viti po shkruaja një roman të ri, me sfonëd këtë sëmundjen e verbër që dërgoi në atë botë milliona njerëz.

Titulli: PENDIMI-A (COVID 1984)

Por… Çikllopi i verbër më stopoi, kur po bëja redaktimin e tretë a të katert të romanit: Nuk del dot aq lehtë nga shpella ime! Dhe kemi shtatë ditë që “luftojmë”, bashkë me gruan, kundër përbindshit të kohës sonë.

Do ta mundim?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!