Një ditë pas hapjes së aplikimeve për lotarinë, ambasada amerikane në Tiranë ka një paralajmërim për qytetarët shqiptarë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook, ambasada thekson se aplikimi për lotarinë është falas, ndërsa ftoi qytetarët që mos të bien pre e mashtrimeve dhe të paguajnë para.
“Mbrojeni veten nga mashtrimet: Nuk nevojiten para për t’u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023. Për informacion të detajuar, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov/”, shkruhet në postimin e ambasadës.
Kujtojmë se aplikimet për lotarinë amerikane 2021-2022 skadojnë më 9 nëntor të këtij viti.