Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka arrestuar ditën e sotme dy punonjës të burgut të Reçit, si të dyshuar për përfshirje në korrupsion.

News 24 bën me dije se punonjësit e arrestuar janë shtetasit Mario Laloshi dhe Analdo Hoxha, të cilët janë pezulluar nga detyra vetëm pak kohë më parë.

Kujtojmë se arrestimi i tyre u bë pasi gjatë një emsioni investigativ të datës 5 tetor, këta punonjës shfaqen në një video duke i marrë para një personi të prezantuar si familjar i të dënuarit Martin Tushe, i cili po shlyen dënimin në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe.

Mësohet se rryshfetin këta persona e kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së të dënuarit, me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë. Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që çdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij.

Vetëm dy ditë më parë këta dy punonjës u pezulluan nga detyra nga ana e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.