Marrëveshja me kompaninë farmaceutike Pfizer për dozat e reja të vaksinave që pritet të mbërrijnë deri në muajin dhjetor në vend duket se ka bashkuar mazhorancën dhe opozitën .
Të dyja palët kanë dhënë miratimin e tyre me konsensues për këtë marrëveshje.
Në total, kjo marrëveshje siguroi 126 vota pro nga deputetët e Kuvendit që ishin të pranishëm, ku përfshihen edhe votat e deputetëve të opozitës.
Ndërkohë që gjatë kësaj seance të zhvilluar 14 deputetë kanë munguar në votim.





