Arrestohet ekonomisti i një Qendre Shëndetësore në Elbasan pasi ka falsifikuar listë-pagesat nga prill 2018-maj 2020 duke përfituar një shumë lekësh.
Policia njofton se në pranga ka rënë 35-vjeçari me iniciale E.S., banues në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.





