Një minë e Luftës së Dytë Botërore me peshë 300 kg është kapur nga trata e një peshkarexhe në Sarandë.
Paraditen e sotme, Forcat Xheniere nga Tirana kanë tërhequr minën e kapur, e cila u kap ditën e djeshme.
Ndërkohë, pronari i peshkarexhës “Erjoni” Redi Isaj, u shpreh se minën “Emili” e identifikuar me këtë emër nga specialistët, e kapi trata e peshkarexhës në vendin e quajtur Kepi i Qefalit.