Në konferencën e zhvilluar me gazetarët, Lulzim Basha tha se PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal të cilin do ta depozitojë në SPAK, me shpresën se nuk do të përfundojë tek dhoma e pluhurave.
Basha më tej u shpreh se 30 % e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë dhe sipas tij, kjo ishte çërmendur në mbledhjen e qeverisë, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit heshtën kur kjo u tha, duke nënkuptuar se nuk ishte gjë e re edhe për minstrat.
“Siç është bërë e qartë dhe në mbledhjen nga sot doli Edi Rama, sipas burimeve të besueshme, rezulton se 30% e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë. 30% hyn kontrabandë. Sigurisht që humb shtetit, humbin qytetarët. Ky ka qenë një moment qetësie, apo heshje e madhe e pjesëmarrësve në atë mbledhje, sepse të gjithë e dinë që është fakt. Por pyetja përse ndodh kjo? Si ka mundësi që nuk paguhet as taksë, qindra milionë euro që nuk futen në arkën e shtetit apo nuk përkthehen në pensione. Ku shkojnë këto para? Sot po ju njoftoj se që nga dje, PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal të cilin do ta depozitojë në SPAK, me shpresën se nuk do të përfundojë tek dhoma e pluhurave”, tha më tej Basha.





