Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Afganistan, ku një bombë ka shpërthyer në xhami, kur besimtarët po falnin namazin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një person ka shpërthyer bombën e vendosu në trup duke u vetëflijuar dhe duke shkaktuar disa viktima.

Raportohet se 50 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Ne kemi marrë më shumë se 90 të plagosur dhe shumë të vdekur, por numri do të ndryshojë, ” tha një punonjës i Mjekëve.